Humbet Skënder Sallaku

Humbet Skënder Sallaku

skender sollaku
skender sallaku

Sot, 11 shkurt 2014, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë Skënder Sallaku, artist i mirënjohur i skenës së humorit. Ai do të mbetet një ndër artistët kryesorë të interpertimeve gazmore dhe mbresëlënese të shumë karaktereve e figurave humoristike e komike te realizuara për afro gjashtë dekada. Loja e tij aktoreske, shumë e dashur për publikun shqiptar nuk u kufizua vetëm në kryeqytet. Sallaku mbetet një ndër humoristët shetitës në të gjitha skenat apo improvizmet e çastit anë e kend Shqipërisë.
Skënder Sallaku u lind më 25 janar 1935. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe është shpallur kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Po a Skënder Sallaku kishte një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai ka edhe titullin ”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”shtu është dalluar edhe so autor skeçesh e parodish.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës do të organizojë nesër nga ora 10:00-13:00 në Teatrin Kombëtar homazhet në nderim të Skënder Sallakut. Më pas trupi i pajetë i ‘Artistit të Popullit’, do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Leave a Reply