Shuhet magjia uragan e kenges se lehte shqiptare

Shuhet magjia uragan e kenges se lehte shqiptare

Vace Zela
Vace Zela

Sot, ditën e enjte, në orët e para të agut të kësaj dite u ndal zemra e legjendës dhe magjisë uragan të këngës së lehtë shqiptare, e pakrahasueshmja e të gjitha kohëve, këngëtarja Vace Zela.
Vaçe Zela u lind në Lushnje më 7 prill 1939. Ajo ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare dhe e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi festivalin e kenges me këngën “Fëmija I pare” më 26 dhjetor ’62. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçeja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist I Merituar në vitin 1973 dhe artist I popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.
Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiume motivacionin: „Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.“
Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Leave a Reply