HIGJENA E JETËS

Laurence Guillo

HIGJENA E JETËS


Si të keni një mënyrë jetese të shëndetshme, 7 këshilla


Kur shohim përkufizimin e fjalës “instinkt” në fjalor, gjejmë “prirje natyrore ekzistuese në individë të së njëjtit lloj” dhe Blez Paskalin që thotë “Dy gjëra udhëzojnë njeriun në të gjithë natyrën e tij: instinkti e përvoja “.
Është e sigurt se përvoja dhe informacioni janë të domosdoshëm. Megjithatë, shoqëria, me kërkesat e shumta të saj, me faktorët e saj kulturorë e familjarë dhe spiralja, në të cilën jemi gjendur të tërhequr shpesh, inkurajon humbjen e atij që mund të quhet gjithashtu drejtim i përbashkët.
Nëpërmjet situatave të ndryshme të jetuara në kabinet, do të përpiqem t’ju tregoj se si një mënyrë jetese e shëndetëshme është e lidhur ngushtë me mirëkuptimin dhe se në mjaft raste ajo do të ishte jetësore për shëndetin tonë për të dëgjuar së pari intuitën tonë.

  1. Miratimi i një diete sipas stinëve është një premtim i mirë për shëndetin
    Natyra i ka bërë gjërat shumë mirë, asgjë nuk i është lënë rastësisë. Për fat të keq, njeriu nuk i kushton kohë të mjaftueshme për t’a vëzhguar atë dhe nuk dëgjon mjaftueshëm nevojat e tij fiziologjike.
    Le të marrim një shembull, nëse natyra ka parashikuar që domatet të rriten në verë, kjo nuk është aspak një rastësi ose koinçidencë. Domatja është një perime freskuese, e pasur me ujë që na hidraton gjatë periudhave të nxehtësisë, me kalori të ulët (sepse edhe nevojat tona gjatë verës janë për më pak kalori) dhe është një burim antioksidantësh sepse përmban vitaminë C. Kjo e fundit ndihmon në pakësimin e oksidimit e në frenimin e mplakjes së qelizave tona. Antioksidantët janë shumë të dobishëm për të luftuar veçanërisht kundër zverdhjes intensive.
    Domatja është shumë acide kur ajo konsumohet jashtë stinës së verës, gjë që çon në inflamacion afatgjatë.
    Ajo që është e vërtetë për domatet është për çdo frut dhe perime.
    Mirëkuptimi do të ishte që në periudhën e dimrit të hanim më herët e më yndyrshëm për t’a mbajtur trupin të ngrohtë dhe se gjatë verës ushqimi ynë të jetë i freskët e hidratues për t’a mbajtur trupin tonë në gjëndje të freskët.
    Konsumimi i prodhimeve stinorë nuk është vetëm i mirë për shëndetin tonë, por është gjithashtu një faktor ekologjik për t’u marrë parasysh.
  2. Hani me ndërgjegje të plotë
    Shumë këshilltarë ankohen për lodhje e përgjumje pas ngrënies, ose madje kanë gazra, fryrje barku dhe shtim në peshë. Kur i pyes nëse ata i kushtojnë kohën e duhur përtypjes së ushqimeve dhe nëse kur hanë ndodhen në një mjedis të qetë, rrallë marr përgjigje pozitive prej tyre. Por kur ata i kushtojnë kohën e nevojshme ndryshimit të zakoneve të ngrënies, atëhere befasohen shpesh e këndshëm prej rezultateve.
    Përtypja çon drejt menaxhimit më të mirë të peshës, sepse lejon njohjen e sinjaleve të ngopjes. Ajo gjeneron lodhje më pak për trupin, në fakt energjia e përkushtuar ndaj tretjes tonë është konsistente dhe, në këtë rast, nuk është më në shërbim të funksioneve të tjerë fiziologjikë si ç’është për shembull imuniteti.
    Të ngrënët në një atmosferë të zhurmshme ka gjithashtu pasoja të këqia, sepse inkurajon stresin dhe çrregullon tretjen që bëhet në mënyrë parasimpatike.
    Të ngrënët me përqëndrim të plotë të vëmendjes e në një mjedis të qetë mund të jetë meditues, mund të jetë një mundësi për një vëmendje të veçantë ndaj ndjenjave të veçanta dhe pesë shqisave tona. Një pjatë e bukur e mbushur me ushqim të freskët e me ngjyra të ndryshme do të ishte kënaqësia e syve tanë. Tekstura e ushqimit, shija, era dhe prekja do të kontribuonin në kënaqësinë e këtij çasti relaksimi.
  3. Dëgjoni ndjenjat tuaja të urisë
    Kur i pyes këshilltarët e mi, në se ata janë të uritur në mëngjes, një pjesë e madhe prej tyre më përgjigjet negativisht. Atyre u është ngulitur në mendje, që nga mosha më e re,se duhet ngrënë në mëngjes, kështu që ata hanë çdo mëngjes, ndërkohë që nuk janë aspak të uritur; kjo u është shndërruar në një zakon jetese.
    Atëhere, vërtetë mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, por vetëm nëse kemi ndjenjën e urisë. Nëse nuk është vetëm ky rast, shpesh na shfaqet mbasditja (para-darka) e cila mund të jetë shumë e pasur ndërsa darka të merret shumë vonë sepse ajo ende nuk është tretur plotësisht. Aparati i tretjes më pas na lipset mjaft, ai nuk bën pushim sepse kalon nga tretja në tretje, gjë që çon në lodhje e për pasojë në rënien e energjisë së tij.
    Ju nuk keni për të parë kurrë një fëmijë që nuk ka uri për të ngrënë. Instinktivisht ai e vendos sistemin e tij të tretjes për të pushuar, është e njëjtë si te kafshët; ne jemi të vetmit që nuk u’a vëmë veshin ndjesive tona.
    Ideali do të ishte të darkonim herët dhe lehtë në mbrëmje të bënim një shëtitje për tretje dhe të mos shtrihemi menjëherë pas ngrënies së ushqimit, gjë që sigurisht nuk është e lehtë për t’u zbatuar në shoqëritë tona. Përkundrazi, lehtësimi i vaktit të mbrëmjes dhe shtyrja e mëngjesit ose heqja e tij mund të jetë një alternativë.
    Studimet e vazhdueshëm tregojnë se kursimi do të rezultojë me një cilësi më të mirë të jetës dhe me një jetë më të gjatë. https://www.letemps.ch/sciences/manger-vivre-plus-longtemps
  4. Kufizo prodhimet e qumështit
    Qysh nga fëmijëria jonë e hershme, ne jemi edukuar vazhdimisht me konsumimin e prodhimeve të bulmetit në mënyrë që të mos kemi mangësira në kalcium.
    Por nëse reflektojmë drejtë dhe i bëjmë thirrje logjikës së shëndoshë, atëhere mund t’i bëjmë këtë pyetje vetes: “Për cilin është destinuar qumështi i lopës?”… Përgjigja që n’a vjen menjëherë: Për viçin e vogël e vetëm për atë … Ky qumësht ka faktorë të rritjes që nuk korrespondojnë me nevojat njerëzore, si ç’është kazeina e cila rezulton të jetë një proteinë e patretshme për njerëzit si dhe laktoza. Megjithatë, laktaza e cila është enzima që n’a lejon të tresim laktozën, pakësohet ndjeshëm nga fëmijëria e hershme për të qenë pothuajse krejtësisht e munguar te shumë të rritur. Ne nuk jemi në gjendje të tresim prodhimet e qumështit, gjë e cila shpjegon shfaqjet e mjaft sëmundjeve inflamatore te konsumatorët e prodhimeve të qumështit.
    Ne jemi të vetmit gjitarë që konsumojmë qumësht nga gjitarët e tjerë …
    Kur është fjala për kalciumin, ju duhet të dini se kalciumi i qumështit mund të asimilohet vetëm në masën rreth 30%. Nga ana tjetër, frutat e perimet janë një burim i rëndësishëm i kalciumit shumë të asimilueshëm në përmasa që mund të shkojnë deri në 60%, si dhe ushqime të tjerë të tillë si sardelet me eshtrat e tyre dhe bajamet.
    Prandaj, nëse keni një sëmundje me origjinë inflamatore, unë ju këshilloj fort që të ndaloni konsumimin e prodhimeve të bulmetit, mirëpo nëse jeni në gjendje të mirë ju mund të hani me arsye e, në se mundeni, më mirë është të merrni prodhime nga qumështi i dhisë ose i deles, të cilët janë më të tretshëm për sistemin tonë digjestiv.
  5. Pakësimi sistematik i glutenit
    Rregullisht jam pyetur nëse është e nevojshme të heqim glutenin; ndonjëherë kam përshtypjen se ai është bërë armiku numër një i shëndetit publik. Pyes pastaj, nëse tretet mirë, nëse ka prani të inflamacionit në persona të ndryshëm… Anamneza, ose pyetësori për konsulentin është një mjet i mirë për të vëzhguar nëse duhet apo jo të eleminohet krejtësisht ose pjesërisht gluteni?
    Sigurisht që gruri është bërë kaq i modifikuar gjenetikisht sa që në shumë njerëz shkakton alergji, madje edhe jo-tolerancë, por që nuk është sistematike. Intoleranca e vërtetë është mjaft e rrallë, për fat të mirë, sëmundja koliak (cœliaque) do të prekte një në 100 persona në Francë dhe, në të vërtetë, ka gjithnjë e më shumë alergjikë. Përsëri, është e nevojshme të dëgjojmë ndjesitë e të respektojmë reagimet e trupit tonë.
    Njerëzit që abuzojnë me ushqime të pasur me gluten, për shembull ata që konsumojnë një sasi të madhe makaronash, rrezikojnë gjithashtu të zhvillojnë një jo-tolerancë, ku trupi arrin në ngopje.
    Përveç kësaj, është e rëndësishme të dimë se shumë prodhime pa gluten kanë zëvendësuar grurin me miell orizi e me miell misri, të cilët janë ushqime me indeks të lartë glicemik, dmth të pasur me sheqerna të asimilueshëm që, kur konsumohen në sasi të mëdhà, shkaktojnë probleme të mbipeshës, të obezitetit, të diabetit të tipit II ose të sëmundjeve kardiovaskulare.
    Prandaj është e rëndësishme që të ruajmë mirëkuptimin e përbashkët, të përshtatemi e të ndryshojmë dietën personale sipas gjendjes së shëndetit dhe jo sipas modës ose atyre që dëgjojmë në të djathtë e në të majtë.
  6. Trupi zbulon emocionet tanë
    Lidhja ndërmjet emocioneve dhe sëmundjes nuk ka më nevojë për vërtetim. Që nga punimet e Dr. Hamerit, mjek gjerman, shumë doktorë, infermierë ose studiues si Marc Frechet ose Christian Flèche kanë punuar në drejtim të dekodimit biologjik të sëmundjeve. Dhimbjet e trupit mund të jenë një përkthim i asaj që nuk ka mundur të shprehet me fjalë. Ne, njerëzit jemi me fat sepse mundemi të shprehemi me fjalë, prandaj le ti shërbejmë vetes sonë sa më mirë, sepse gjithçka që nuk shprehet me fjalë shtyp-shkruhet në trupin tonë. Fjalët na ndihmojnë të kuptojmë emocionet tanë.
    Gjatë një konsultimi të kohëve të fundit, personi që prita më shpjegonte se ishte operuar për apandisitin në moshë shumë të re dhe kjo ndodhi pikërisht përpara martesës së saj. E pyes se në çfarë gjendje shpirtërore ishte në atë çast, ajo më shpjegoi se nuk e ndjente atë, nuk kishte asnjë ndjesi. Në atë çast, pa e ditur, trupi i saj i foli. Në të vërtetë, në dekodimin biologjik, apendisiti simbolizon rrugën pa krye.
    Të mësuarit për të menaxhuar në mënyrë të ndërgjegjëshme emocionet, është një përparësi për t’i parandaluar ata që të kthehen në sëmundje.
    Për këtë kemi shumë praktika që shkojnë nga lidhja e ndihmës me terapistët, psikologët, psikiatrit … në teknika si sophrologjia, hipnoza, yoga apo meditimi.
  7. Ushtrimi fizik
    Jemi me fat që jemi të informuar gjerësisht për përfitimet e ushtrimit fizik, gjë që nuk është më sekret për askënd. Përfitimet janë kolosale dhe prekin të gjithë sistemet në trup. Ushtrimi fizik i rregullt e i përshtatur ndihmon në paksimin e stresit, përmirëson funksionin njohës, sjell kënaqësi, vetëbesim, rregullon oreksin, na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlon rrezikun e kancerit, përmirëson cilësinë e gjumit, lehtëson dhimbjen, parandalon diabetin, forcon sistemin e eshtrave, na mbron nga presioni i lartë i gjakut … Po qëndroj këtu sepse mund të mbushja faqe të tëra. Me pak fjalë, përse ka kaq shumë sedentaritet (qëndrim ulur ne karrige) në Francë? Numrat janë alarmues, 61% e të rriturve janë aktive, numri i grave aktive është ulur me 16% në 10 vjet dhe francezët kalojnë 5 orë në ditë para ekraneve. 2)
    Ne kemi informacionin për të qenë në gjëndje shëndetsore të plotë, fizike e mendore dhe, për të zvogëluar në masë të madhe rrezikun e sëmundjes, ne dimë se çfarë është e mirë ose e keqe për ne, pra le të ecim vetëm në sensin tonë të përbashkët e të dëgjojmë njohuritë tona të thella …
    (1) Burimi AFDIAG – Shoqata Franceze e Intolerancës Gluten
    (2) Studimi Esteban i 26 shtatorit 2017 – Hulumtim i kryer në mes të prillit 2014 dhe marsit 2016, mbi më shumë se 3800 njerëz, të moshës 6 deri në 74 vjeç.
    Përgatiti dhe përktheu Ferdin Liçaj

Leave a Reply