Manipulimi i lajmit me photoshop

Si manipulohet lajmi me efektet e photoshop-it

 

Shikojini me vëmendje fotot e mëposhtme dhe do të vini re se çfarë efektesh bëjnë ato për të dhënë lajme të rreme, të frikshme, të manipuluara me ndihmën e teknikave që lejon fotoshop-i. Në pamje të parë ato është shumë e vështirë ti dallosh dhe të bësh ndarjen midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.

kallamar gjigand
kallamar gjigand ne Spanje

Kjo është një foto e realizuar në muajin tetor në brigjet e Spanjës. Në të shihet qartë një kallamar gjigant, jo i zakonshëm.

 

balene ne kili 2011
balene ne Kili 2011

Ndërsa në këtë foto është një balenë në brigjet e Kilit më 2011 dhe shumën kureshtarë përqark…

oto e manipuluar me photoshop
foto e manipuluar me photoshop

Kjo foto është postuar të enjten në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë LIKE. Me anë të kësaj foto të manipuluar me photoshop, pretendohet se kjo është një krijesë anormale si rezultat i efekteve negative të radioaktivitetit të përhapur pas shpërthimit të centraleve bërthamore të Fokushimës.
Por si u realizua kjo foto? Vini re: në këtë foto janë marrë elementë nga dy fotot e para. Tek e para, ajo e spanjës është marrë kallamari gjigant, tek e dyta është marrë deti, bregdeti dhe njerëzit kureshtarë. Pamjet janë shumë të qarta dhe flasin qartë për një manipulim të paskrupullt dhe me pasoja negative në përhapjen e frikës pa baza reale.
Natyrisht që njerëzit duhet të jenë vigjilent në dukuritë negative dhe efektet e tyre në të gjithë globin por dezinformimi i opinionit publik është një e keqe edhe më e madhe se vetë pasojat e një fenomeni negativ.

 

 

 

Leave a Reply