Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në Evropë

images (2)

Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në Evropë

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Franca e klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës së azilkërkuesve, çka e bën të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë. Ndërkohë numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Belgjikë dhe Luksemburg është ulur gjatë muajve tetor – nëntor të vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga statistikat e autoriteteve shtetërore të këtyre vendeve, që i janë përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bazuar në këtë fakt FRANCA njofton se se Zyra e Azilkërkuesve ka vendosur ta rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta.
Po kështu, sipas të njëjtave burime, gjatë muajve Tetor – Nëntor janë regjistruar 54 persona që kërkuan azil në Belgjikë, ndërkohë që vetëm në muajin shtator kishin kërkuar azil 47 persona. Ndërsa për muajin nëntor 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012 është konstatuar një rënie me 60% i numrit të azil-kërkuesve.
Në Belgjikë, kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, përfaqësojnë vetëm 3.1% të totalit të kërkesave nga të gjitha vendet e botës. Si rezultat i uljes së numrit të azilkërkuesve në muajt tetor-nëntor, autoritetet belge e kanë kaluar Shqipërinë në vendin e 8-të, (nga vendi 9 që ishte në shtator) në listën e hartuar prej Zyrës së Emigracionit, mbi bazën e kombësive të azil-kërkuesve në këtë vend.
Burimet nga ministria e brendshme vlersojne të njëjtën gjë edhe per disa vende të tjera të Evropës dhe porosisin shtetasit shqiptarë që të mos udhtojnë me qëllimin për të aplikuar pë azil sepse tashme një gjë e tillë do të jetë e pamundur.

Leave a Reply