Arrest per krime kompjuterike

Operacioni Virusi, arrestohet nje i dyshuar per gjobvenie dhe krime kompjuterike
Sektori për Krimin Kompjuterik në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë ditës së merkure finalizuan operacionin policor “VIRUSI”, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Dorjan Bujar Bajraktari, vjeç 19, banues në Elbasan, student në vitin 2-të të Fakultetit të Shkencave Humane “Aleksandër Xhuvani”.

Arrestimi i tij, është bërë pas një hetimi intensiv 2 mujor të strukturave të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, në funksion të hetimit të kryer për procedimin penal nr. 226 të vitit 2013, për ndërprerjen e aktivitetit kriminal të kryer prej tij në fushën e krimeve kompjuterike dhe gjobëvënies.

I arrestuari Dorjan Bajraktari dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përdorur teknika të posaçme kompjuterike duke thyer masat e sigurisë së profileve apo llogarive elektronike të shtetasve të ndryshëm në rrjetet sociale, duke marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e tyre dhe më pas i ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënien e pasurisë këto shtetas.

Në cilësinë e provës materiale nga strukturat e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe mjetet me të cilat dyshohet se është kryer kjo veprimtari e paligjshme, përkatësisht:

– Një aparat telefonik celular

– Kompjuter laptop dhe desktop

– 11 CD

– iPod etj.

Ky shtetas akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Leave a Reply