Nivelet e hipertensionit

hipertension
hipertension

Nivelet e hipertensionit

Hipertensioni është forca e gjakut në muret e enëve të gjakut. Në se kjo forcë është e madhe, ajo mund të dëmtojë enët e gjakut, veshkat, sytë dhe sjell pasoja të rënda si: probleme seksuale, sëmundje të arterieve, goditje në zemër, goditje në tru. Forca e presionit të gjakut ndihmohet në trupat e shëndoshë, personat që pijnë duhan, faktorë trashëgimie, mosha e madhe dhe sëmundje të ndryshme si p.sh, diabeti, etj.

Presioni i lartë i gjakut në përgjithësi nuk shoqërohet me shenja. Është kjo arsyeja që personat e rrezikuar duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kontrollojnë rregullisht tensionin e gjakut.

Ka shumë diskutime për nivelin që duhet të ketë presioni i gjakut. Në përgjithësi niveli120/80 dhe më i ulët, konsiderohet normal. Niveli 140/90  dhe më shumë vlerësohet i lartë, ndërsa tek njerëzit që vuajnë me diabet, presioni i gjakut nuk duhet të kalojë 130/80.

Përgatiti Dhori Thanasi

Leave a Reply