AGONIA E TURËMS NËN HIJET E DIKTATURËS

AGONIA E TURËMS NËN  HIJET E DIKTATURËS

                                                                                               nga

                                                                                        PIRRO LOLI 

“Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhtarë… Nuk është viktimë! Por është bashkëpuntor i tyre!”George Orëell

    Jam dhe unë dhe ti dhe ai, këtu në këtë turmë, në agoni. Edi Rama na quan popull  si në kohën e Lenin – Stalinit madje,  popull kompakt socialist. Që, falë Zotit, duam Edin si kryeministër. Ne, turma, i dhamë Saliut një milion “shuplaka”. …Dhe bën sikur nuk kupton që populli tani është i parceluar nëpër parti të ndryshme, dhe  bën sikur nuk e di që gjysma e ca më shumë jo vetëm  nuk e duan, po ka rrezik t’ia kthejnë shuplakat fytyrës së tij… Ka dhe nga ata politikanë , ndër  nesh që këtij farë populli   i thonë “sovran-i”. Edhe këta e dinë që as kemi qenë kurrë as do të jemi ndonjëherë sovranë. Kështu ka qenë, të paktën që nga Platoni. Hipokrizi. Fshehje reciproke, politikanët pas  nesh e ne pas tyre. Nevojë e momentit për të kapërcyer lumin. Gjithsesi ne jemi ajo lënda masive plastike në dorë të çdo politike, e  gatshme  t’u shërbejmë partive për t’i ngritur në pushtet. Dhe diktaturave. (Fashizmit apo komunizmit, si në kohën e Hitlerit dhe  Stalinit. Të dy kur erdhën në pushtet u përkrahën nga dhjetëra e qindra milionë “shuplakash”.)  Sociologët thonë se problemi nuk është si vinë diktatorët në pushtet , por si duhet të rrëzohen...(K. Poper) Sot, hijet e diktaturës në vendin tonë gjenerohen absolutisht  nga  individualizmi agresiv dhe papërgjegjshmëria e  kreut.; këto hije prekin direkt qytetarin me kërcënime, burg, gjoba e ndëshkime të jashtëligjëshme dhe kanë kapur institucionet më të larta të shtetit; këto hije janë zgjatim i drejtpërsëdrejtë i kthetrave familjare, farefisnore, nepotike, fizike, ekonomike, psikologjike, i neobllokmenëve që, me Edi Ramën dhe Ilir Metën në krye , po ngulin kthetrat në mishin e shtetit dhe të qytetarit…

&

   Ne turma, ashtu dhe kështu, plastelinë e butë lehtësisht e përpunueshme, e shitshme dhe e blershme, madje dhe më keq, si bishti i kokoshit nga fryn era;   mish për top, dekori i politikës, të gatshëm të na gënjejë  e të na mashtrojë kushdo. Na marrin dhe me të mirë,  e, herë pas here na kuqin buzët për bukuri, na puth dhe kryetari nw ballw. Se na do shumw. Se jemi popull, de!, e bëhemi turmë qw  nuk ia dimë vlerën vetvetes. As forcën vullkanike që fshehim . Tabu absolute! Triumfatorw dhe fajtorw.  Atij i duhen  të fortët, paratw. kush ka forcën ka paratë. Kështu i  do mushka drutë.(E, në këto punët e parave,  druve dhe  mushkave, ne turma, nuk kemi haber)  Ne shqiptarët, – thoshte F. Konica-  jemi kaq të prapambetur dhe për faj të vetvetes dhe  pasojë e keqedukimit totalitar.Shqiptarët  nxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).

&

     Kongresi i PS ishte vetëm akti i fundit i një spektakli  që kish filluar herët…Kinexëri bajate,  mbartur si trashëgimi nga partia mëmë. Shartim absurd midis trungut të degjeneruar dhe sythit pseudodemokratik.

 Ne, të zgjedhurit, delegatët ose turma e zgjedhur e turmës,   duartrokitim  nëpër asamblera e kongrese e bëhemi  baltë të na shkelë kryetari,  të bëjë sic i do qejfi me ligje, statute, kushtetuta  e referendume; jemi ne  që durojmë me heroizëm të na përdorin e të na poshtërojnë, të na puthin e të na pështzjnë… Problemi është më i ndërlikuar se çka po them. Hijet e diktaturës edi-metiste shkaktuan një frenë institucionale në të gjitha instancat e brishta të demokracisë sonë..  Dhe ne vazhdojmë të heshtim, të duartrokasim.  Bilbilon kryeministri ynë për “nga fitorja në fitorje” duke xhiruar në boshllëk, e ul dhe e ngre zërin jashtë cdo realiteti sikur sot ka ardhur nga një kontinent tjetër. Ose ka zbritur si Ufo. Ai e ka një hall dhe i duhen brohoritjet, sloganet, tralalatë bajate, lulet dhe duarytokitjet;  i duhet uniteti “parti-popull”, votat, dhe bindja nga të gjithë “amind, o hoxhë”, sot duhet sharë vetëm opozita, Saliu, Shqupi…Të tjerët duhen përqafuar të gjithë , të gjallë e të vdekur, të larguarit dhe ndonjw rebel i tipit blushi, dhe Fatosi, themeluesi i PS, qw e  ka sharë e denigruar, i duhet fort , Iliri, e Gramozi, i duhet PS-ja e vjetër, që tashmë ia ka marrë plotësisht hipotekën; sot i duhen 99-shat, mjaftistët, soristët, të inkriminuarit, trafikantët meshkujt dhe femrat, sepse ai ka frikë vetveten, zgjedhjet, Dhe  e drodhi.  I lumtë, kryetarit që megjithëse i pazgjedhur, njw farw uzurpatori qw nw fillim, i lumtw qw , ua shtroi qilimat e kuq tejpërtej. I lumtë, thashë, gjeti shesh e bëri përshesh. Problemi nuk është kryetari ynë, as ata , një dorë servilët më të afërt, as blushi me pesw tw tjerw,  jo dhe jo. Problemi jemi ne, turma.  Më saktë  njeriu i turmës. Njeriu numër. Mediokkriteti. Servilizmi.  Njeriu i lëkundur ose njeriu gri. Shumica , ose kokrra e rërës. Që,  veç nënshtrimit ndaj eprorit, nuk ndërton dot raport tjetër. Njeriu  i turmës  është mësuar me atë lëkurë dhe  nuk i pëlqen ta flakë skllavërimin e vet. Këtij robi thuaji ç’ të duash për rama-stanin që është mbushur me trafikantë e militantë, hajdutë e mashtrues fakt, që në këto përmasa nuk ka qenë kurrë në 100 vjetet e fundit; thuaji ç’të duash që e shkoqi  PS dhe me Rilindjen po i shkruan nekrologjinw … Njeriu numër  nuk ka sy, as veshë, as  mendje të mendojë. Rreshtojua si të duash, numëroja mashtrimet dhe premtimet e dy fushatave elektorale që fitoi. Kot e ke. Ky është mjerimi ynë politik.  Verbëri proverbiale. Shurdhëri.. Mosbesim. Patologji.

&

Ne jemi viktima të keqedukimit. Mesjetarë e turkoshakë si në kohën e “babës”. Trushpëlarë si në kohën e Hoxhës. Dhe, edhe pse tani në  liri, nuk e kemi kuptuar se ky keqedukim i përditshëm sistematik dhe  agresiv, ky servilizën neveritës, ka qenë  kundër nesh, kundër interesave tona jetike, familjare, personale, shoqërore dhe kombëtare, kundër krejt civilizimit shqiptar. Hijet e diktaturws zgjatin metastazat që  nga ai i tejmi, Stalini me mustaqe të trasha, te  bandilli ynë pa mustaqe e deri te ky i fundit me lesh të shkurtër në mjekër e mustaqe. Ta pranojmë,  të paktën: shqiptari ka shekuj i indoktrinuar, i shtrëmbëruar me turqizma, bolshevizma, kinezërira, serbizma  greqizma; ndër breza, trushpëlarë sistematikisht nga mëngjesi në darkë,  që nga mosha nëntë vjeç deri në nëntëdhjetë e nëntë vjeç në një antagonizëm të egër me të gjithë pushtetet pa bërë dot shtet dhe drejtësi të vërtetë…Ne të verbërit, honxhoponxhët që pranojmë të na pështyjnë; ne i kemi ndihmuar diktatorët tanë të na vrasin, ne jemi gati ta mbytim demokracinë për një vend pune, për para e pozitë.  Dhe sot qenkemi boll të kënaqur nën agoni,  nën  kthetrat sockomuniste që  po na mbërthejnë pa kuptuar. Dhe ai po na thotë se po bën shtet, madje   si sihariq, se  po na lind shteti, “Rilindja”, se Shqipëria me të ka nisur nga kuota zero Ne, masa e hëngrëm si hashure “rilindjen” bastarde, na u ngjitën buzët nga wmbwlsira,  i bëmë dhe ceremoninë e pagëzimit nën tamtame e ngjyra, (Quo vadis , o populli i shkretë socialist?!). Ne gënjejmë dhe na gënjejnë. Diktaturat që kanë shkelur mbi ne(të gjitha) , kanë shtypur së pari inteligjencën, karakterin e njeriut , kanë shkatërruar  qelizat dhe indet jetike të shoqërisë. Dhe akoma truri ynë nuk mbush në parametrat e njeriut evropian. Dhe i themi derrit dajë… Njeriut shqiptar , përgjithësisht,  i pëlqen të gjallojë nën hije, nën bejlerë, kryetarë, e sekretarë. Nën  hije rriten bimë verdhacuke,  lejfenë. Dhe njeriu shtrembërohet në bina. Dhe kthehet në maskë. As ndez as shuan, vec tymon. Dhe fryhet si kaposhi majë plehut… bufan, dhe pozaxhi stolisur me  slogane se ne ishim dikushi, se ne jemi ashtu e kështu…Po  jo dhe jo, s’na pëlqen aspak të pranojmë se jemi dhe pak hajdutë, pak vrasës, pak gënjeshtarë e shumë  aventurierë, sherrxhinj, interesaxhinj e renegatë që shesim emër e kombësi  për para e grada e lecka e …! Diagrama jonë skajesh shtrirë që nga vrasësi ordiner deri te shenjtorja Nënë Tereza.Kur ishte në opozitë (në fakt,12 vjet pashai i metropolit) Edi Rama, nga mëngjesi në darkë,  na i paraqiti Shqipërinë si një gropë të zezë. Greminë, kënetë, moçal, humnerë pa fund. Siç dihet e zeza zotëron forca të verbra për të gëlltitur gjithçka e për ta shndërruar në asgjë. Gënje të gënjejmë , mashtro sa të mundësh, ky ishte motivi i të majtës së rama-stanit dhe metizmit. Gënje edhe kur e vërteta është matematikore, statistikë zyrtare; gënje dhe për rrugët, autostradat; nuk i besonim kilometrazhit por rama-stanit. Nuk i besonim që na u dyfishua pensioni dhe rogat, jo jo. Edi i di punët nga brenda. Dhe dilnin e dalin servilët e tij nëpër ekrane dhe na thoshin e na thonë, se Saliu gënjen, se nuk janë bërë rrugë, se nuk do futemi në NATO, se nuk do udhëtojmë pa viza, se po vidhen pasaportat biometrike, se nuk do pranohemi në Evropë se, ekonomia është zero, zero të gjitha. Zero me xhufkë, do thoshte Edi – dhe fajin e ka Saliu – …Dhe   turma e lëkundur beson, duartroket papagajtw.. Dhe e besojmë kur dhe tani që ka fituar me “një milion shuplaka” si me qenë një milion tenderë, gropat ia faturon Saliut. Edi Rama, dhe takwmi i servilwve tw tij, duke e sharë, pa kuptuar,  e ngriti Berishën  në nivelin ideologjik si berishizëm. Si frikw tw brendwshme, pa tw cilwn nuk shan dot..  Ai është një ekzistencë politiko patologjike që nuk mund të gjallojë pa kundwrshtarin përbrenda barkut të vet. As Veliu pa Lulin.  Dhe  Doshi, Ndreu  e co…, janë “alter ego-ja” e tij. Të zgjedhurit. Të patretshëm.  Të domosdoshëm dhe djallëzorë si djalli. Si paraja e pistë. Që u duhej Edi si ombrellë. Dhe Edit i duhen paratw. Për xhep e për vota. E dyshja Rama–Meta,  për bukuri, të rrëshqitshëm si ngjala,  puthen e nduken dhe mezi frenojnë urrejtje reciproke…Të majtët e ndershëm, as të  korruptuarit  nuk po kuptojnë në ç’kalë kanë hipur. Por e pafalshme heshtja e tyre. Shumw lirw e shitwn lwkurwn. Dhe neve s’na gjen gjë akoma, madje,  kjo turmë preferon të zhytet gjatë në agoninë e gënjeshtrës dhe mashtrimeve të të vetëve. Si i dehuri nën avujt e alkolit. Veç Saliu të mos fitojë. As Luli  (!) As “Venecia”. Madje as BE-ja, se dhe kjo ia paska nevojwn Shqipwrisw. Kjo nuk mund të shpjegohet. Ky është mjerim. Tumor. Patologji.

&

   Njëshat e vegjël, numrat,  janë pasqyrë e  njëshit të tyre. Dhe ata kanë diçka nga narcistizmi tij. Nga  sëmundja e pashërueshme  e kryetarit.  (Kur e zinte gripi Kryetarin Mao, i gjithë populli kinez ishte me rrufë) Njëshi i vockël kënaqet , dehet , entuziazmohet me broçkullat bajate të kryetarit dhe ai, vetëm ai i duket më i mirë në botë. Madje i thonë dhe vizionar, dhe gjenial. Siç  thotë Veliu i tij, i përsosuri, apo  kinezwt e tjerw …(lexo altoparlantwt). Njëshka e sotme socialo-iliriste është dhe pragmatiste, e vockël, lehtësisht e blershme dhe e shitëshme, ajo e pret lëmoshën,  një vend pune dosido, po pse jo dhe roje e kushedi dhe në Bashki a ministri… a diplomaci se afër janë, varet si i shkrepet kryetarit. Pse kot u thotë ai i vogle  gocave të bukura se do t‘i marrë në Bashki ?! A nuk e mbajti fjalën Veliu i madh që e  mori të gjithë bashkinë me vete në kryeministri a në ministri?! Ja këtij i them burrë unë, njësh tamam.  E ke mirë me të, të bën derman… Dhe po guxove t’i bësh vërejtje a t’i kthesh fjalën, apo të shkruash ndonjë kritikë për të, ta nxin jetën,  të lë mënjanë siç la Malon dhe Islamnë…Njeriu i turmës, majtisti i shuplakave,  nuk ka forcë shpirtërore, është i paaftë, mashtrues ordiner,  dhe nuk shkëputet dot nga kthetrat e gënjeshtrës , sepse nuk e shmang dot vartësinë; ai nuk pranon asnjë të metë të dishepullit të tij; atij nuk i intereson, fjala vjen, cili është  ky deputet që na ofron kryetari, nga vjen ky kandidat bashkie,…Jo jo, nuk i duhet turmës.  Diagnoza e kandidatit është xhepi. Xhepi i majtë apo i djathtë.  Të shkretët tartufë. Gjynah! Veliut të vogël ia bëri dasmën mami. Të madhit, meqë nuk ka para,  ia paguan avionin gruaja. Dhe ne i hamë dokwrrat me grushte. E , pra, ne,  të turmës mirë na i bëjnë. Se ne e meritojmë viktimizimin tonë.

Numri themelor a rreshtor, njëshka e vogël e turmës,  është një cifël metalike që e ndjen kënaqësinë e tërheqjes brenda fushës magnetike të deputetit apo ministrit. Ai është pa dinjitet, pa emër; ai është i prirur si të gjitha qeniet e vogla të banojë hijeve, myshqeve, atje ku përgatiten vemjet. Dhe nga dera tjetër e shpellës, disa nga këto kontigjente  përgatisin hajdutët, dhunuesit, pervesët, mashtruesit, spiunët, vulgarët, trafikantët…Jemi ne që mbajmë iso, që mbajmë mbi supe si gomari dekorin e hipokrizisë së njëshave të mëdhenj. Por (ne)  njëshkëza si grimcëza e rërës mbartim edhe rrezikun me vete. Njëshka e kokrrës së rërës,  banon në shkretëtirën e verbër dhe nga një erë e lehtë ngrihet lart e krijon furtunë. Dhe zjarre. Dhe tronditje tërmetore për të marrë pushtetin. Turma është lehtësisht e pwrpunueshme, e shitshme. Ajo edhe të shpëton duke të ngritur në krahë dhe të lëshon pas pak në mes rrymës që të të  marrë lumi. Ajo nuk e kupton as veten , as erën, as furtunën…Ndaj dhe era e flak nga të dojë dhe dielli e shkel me çizme zjarri..Njëshi sundimtar e njeh mirë psikozën e turmës. Dhe e bën mirë llogarinë, madje dhe historinë. Edi si Enveri e njeh mirë tenxheren shqiptare dhe po ia gjen kapakun. Ai mediton dhe vendos raporte varësie edhe me numrat që ka zgjedhur vetë rreth oborrit.  Ai e di se turma është qenie prej zerosh. Zerot të denja për duartrokitje, por duhen mënjanuar nga dëshmitë dhe ngjarjet. Ato pëlcasin në ajër. Tymojnë dhe e errësojnë errësirën. Pa njëshin para, ato kthehen në zero matematike. Kështu mendon  kryepersonazhi ynë. Ama, e kemi trim. Ai nuk pyet as për Venecian(simbolin e drejtësisë), as për BE, as për  Amerikën. Si ai, trimi ,  qoftëlargu qw ia bwri botws rrup e sup..  Afërsisht kjo ishte dhe deviza e atij Luigjit të Frëngëve, “Shteti jam unë”… E pra,  këtij i thonë burrë. Dhe ky burrë  “punon” për popullin…

   Problemi ndërlikohet dhe më tepër me masat sepse demokracia e brishtë shqiptare keqkuptimin e parë e ka me lirinë. Edhe qytetari, sidomos qytetari shqiptar. Sidomos kryeministri ynë.  Fjala e lirë subjektive keqpërdoret dhe mashtron më lehtë në demokraci, kësisoj ajo rrezikon demokracinë dhe vetveten. (Kështu shtypi i shkruar dhe televiziv, blerë sot nga kapot Edi Rama dhe Ilir Meta, janë një burim i pashtershëm gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Infeksioni i tyre është tepër i rëndë. Dhe me këtë infeksion ushqehet turma disa herë në ditë. Në mes të ditës, gënjejmë për taksat, për legalizimet, për tatimet, doganat, tenderat, koncensionet, aluizmin, për shëndetësinë, për arsimin, kulturën, pasurinë, pronën,  kompensimin,  policinë, ministrinë; gënjejmë për krimet me tritol e me dinamit, me automatik e me thikë, gënjejmë për drogën dhe avionët mbartës… dhe ne, fakir fukaraja, u çudit kur mësoi se ai avioni nuk ishte për miza , siç tha Rama e Iliri, as kur mësoi se   ne paskëshim dhe fabrikat e saj mu këtu në mes të vendit, në mes të turmës, në mes tonë. Dhe ja tani buxheti, buxheti që mileti  duhet të shtrëngojë rripin nga sikleti. Me urdhër të Ramës. Dhe të FMN-së. Dhe ne nuk i besojmë, jo, jo. Qeveria punojnë mirë. Edi po bën shtet. Fajin e ka Saliu!

Zullumi po trashet. Sa venë zogjtë e korbit po nxihen. Turma nuk do të dijë për përgjegjësitë. Ka Edin në krye. Dhe Metën.  Të dy bolshevikë. Pasardhës me yll të kuq . Zot e shkop. Vizionarë të  pashoq. Që po  bëjnë Rilindjen.  Nekrologjinë. Ndërsa ne  dimë vetëm të habitemi dhe të duartrokasim. Një nga dukuritë e kësaj agonie janë dhe pseudointelektualët që  heshtin e pwshpwrijnw tymrave tw kafeneve. Dhe pasojat dihen:  kur heshtin intelektualët e vërtetë e idealistët, bërtasin barbarët, të shiturit, pushtetarët e paaftë; dhe korbat mbeten të lira të krakërijë majë  minaresë së rama-stanit. Dhe kur Kryeministri i vendit tim, që kur ishte ministër i kulturës, kryebashkiak i metropolit, kryetar i PS, e tani kryeministër artist,  e shikon Shqipërinë dhe kombin shqiptar si një gropë, kënetë, shkretwtirw,    humnerë, E atëherë, dikush  duhet t’i thotë, se kush i mban sytë në humnera, shpejt nis të kthejë sytë humnera mbi atë…

charlotte(USA)janar- mars  2016

Leave a Reply