Shqipëri – Austri, 26 mars 2016
Shqipëri – Austri, 26 mars 2016
Austria, do të jetë miqësorja e radhës për Shqipërinë. Kombëtarja e Shqipërisë, finaliste në Kampionatin Europian “Francë 2016”, do të luajë ndeshjen miqësore të radhës, në muajit mars, në Vjenë me kombetaren e Austrise.. Ndeshja, do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”, më datë 26 mars në orën 17.30. Ky lajm është konfirmuar nga të dyja Federatat, që kanë rënë dakord për zhvillimin e një takimi të tillë. Austria është gjithashtu, një prej 24 finalisteve të Kampionatit Europian. Ajo gjendet në grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë. Ndërkohë Shqipëria, luan në grupin A së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Kombëtarja e Shqipërisë është ndeshur gjashtë herë kundër Austrisë dhe ne te gjitha heret ka qene e “pa fat”, duke u mundur në të gjitha ndeshjet. Ajo ka pësuar në këto takime 13 gola dhe ka shënuar vetëm 1. Të gjitha takimet janë zhvilluar gjate viteve 80-te.