Pesë rregullat e shëndetit
Pesë rregullat kyçe të shëndetit
Ç’i bën mirë zemrës është e mirë edhe për kokën
1. ushtrime te vazhdueshme
2. mospirje duhani
3. moslejimi i mbipeshës trupore
4. ushqim me dietë të shëndetshme
5. vetkontroll në pijet alkoolike
Mbajtja me rigorozitet e këtyre 5 rregullave siguron jetëgjatësi për të gjithë njerëzit në përgjithësi, por edhe për ata që vuajnë nga diagnoza të ndryshme.
Studimet tregojne se njeriut i duhen pesë 30-të minutshe në javë që të ketë një jetë pa telashe në pleqëri dhe ti shërbejë vetvetes sa më gjatë.
Këto rregulla janë me vlerë edhe atëherë kur në moshën e tretë njërëzit e humbin toruan dhe u humbasin fuqitë e vetshërbimit. Specialistët janë në një mendim se në se do të realizohen rregullat e mësipërme, rezultatet do të jenë pozitive dhe as mund të krahasohen me ata që përdorin vetëm medikamentet.
Është vënë re që zbatimi i këtyre pesë rregullave është i domosdoshëm edhe për ata që vuajnë nga alzheimere (por edhe atyre nga sëmundje të rënda mendore). Në këto raste është vënë re se zbatimi me përpikmëri i pesë pikave ka sjellë përmirësime të ndjeshme tek pacientët dhe i ka bërë ata më vetveprues ndaj vetvetes. Nisur nga kjo është arritur në përfundimin se çfarë i bën mirë zemrës i bën mirë edhe trurit.
Përgatiti Fato Thanasi