Shqetesim

Në kërkim të pakos

download

Në kërkim të pakos

Më kishin postuar një pako që duhej ta merrja për Krishtlindje, por nuk e mora as për Vitin e Ri. Më në fund (8 janar 2014) më sollën Fletëlajmërimin se pakoja ishte gati dhe brenda 5 ditëve kisha të drejtën ta merja pa paguar gjobë, në rast të kundërt kishte për çdo ditë vonesë tarifë magazinimi. Nuk bëhej fjalë të vonohesha, kisha kaq ditë që prisja, u nisa menjëherë tek posta qendrore e Tiranës (por edhe e gjithë Shqipërisë). Sikurse e prisja, e njëjta pamje ishte edhe një vit më parë, dy sportelet e shpërndarjes së pakove ishin pothuaj të bllokuara nga qytetarë që prisnin për pakot. Kishte shumë njerëz nervozë aty, bile edhe të shtyra dhe jo më pak nervoz isha edhe unë. Pakoja ime kishte 1 muaj që ishte nisur nga USA dhe tani më duhej një “kalvar” deri sa ta kisha në duart e mia.
Zura radhë dhe po shihja brenda sportelit se si punohej. Dy punonjëse ishin drejpërdrejt në komunikim me qytetarët ndërsa 4 të tjerë merrnin faturat dhe kërkonin e nxirnin pakot nga magazina. Në pamje të parë dikej se ky lloj organizimi nuk ishte i keq, por koha e gjetjes së një pakoje merrte shumë kohë dhe kjo bënte që ndonëse pako dilnin, radhët e njerëzve shtoheshin. Pas më se një orë pritjeje u mundova të komunikoja me sportelisten, por më tepër i fola vetes sepse nuk pata asnjë reagim prej saj. Ideja ime ishte që të më më merrte faturën e pakos time, që ndërkohë që do të ndodhesha në sportel pakoja të ishte gati. I flas edhe një herë, por këtë radhë më fort: -Zonjë e nderuar, ju lutem ma merrni faturën që kur të jem tek ju të mbarojmë punë se përndryshe i bie që veç kësaj pritje të gjatë kur të jem në sportel tëb rrimë e të bëjmë gjumë(!). Sportelistja njësoj, bënte shurdhin.
Pas dy orëve të pritjes, më në fund, u çlirova se u ndodha në sportel. Më mori faturën dhe e përcolli tek njëri nga punonjësit që hynte në magazinën aty pranë. Në këtë pauzë nuk mu durua dhe nga mllefi që kisha mbledhur gjatë pritjes i flas përsëri sportelistes: -Të lutem, zonjë e nderuar, u thuaj përgjegjësve të kësaj pune që t’i shpërndajnë pakot nëpër postat e lagjeve sepse me dy sportele këtu është e pamundur, aq më tepër në këto raste festash.
Ajo diç tha nëpër dhëmbë se kështu na qenkej rregulli dhe pas pak me fletëlajmërimin e pakos time në dorë më thotë se i vinte keq por pakoja nuk ndodhej këtu por tek 51-shi.Ngela i shtangur. Nuk e dija çishte ky 51-shi dhe ku ndodhej, ishte hera e parë që e dëgjoja. E pyeta dhe më adresoi aty diku pas postës qendrore. U mata të bërtisja se ç’ishte ky çorganizim, se ku vajtën 2 orë pritje, por në atë mori njerzish, veçse do të pengoja më shumë dhe kësisoj dola me “bishtin në shalë” si qytetar i “çregullt” dhe “fajtor” përballë këtij institucioni që kishte aq e aq “trofe suksesi”.
E gjeta 51-shin. Ishte një pikë magazinimi në katin e parë të n jë pallati të ri diku përballë drejtorisë së postave. Në atë çast një e huaj dorëzoi fletlajmërimin dhe punonjësja pasi e pa i tha që nuk e keni këtu por tek qëndrorja. E huaja nuk po e kuptonte shqipen. Ndërhyra dhe e sqarova se ku duhet të shkonte. E huaja më tha se si ta merrte vesh në faturë se ku duhet të shkonte. I thashë të mos mërzitej se askush nuk të jepte përgjigje për këtë. Isha i nervozuar dhe ky rast ma shtoi edhe më tepër. I dhashë punonjëses fletëlajmërimin, por ajo nuk po gjente dot afturën përcjellëse të pakos. Megjithatë i thotë punonjësit të magazinës ta kërkontë në bazë të emrit dhe më në fund pakoja u ndodh para syve të mi. E mora pakon dhe pashë se mungonte lista shoqëruese e sendeve që ndodheshin brenda ( një rregull standart ky për të gjitha dërgesat që vinin nga USA). E kërkova, por punonjësja më tha që nuk po e gjen as atë dhe as fletën shoqëruese, por sipas saj skishte ndonjë problem, veçse duhej të paguaja 50 lekë.
I kam paguar përherë tarifat e padrejta të postës shqiptare për dorzimin e pakove, ndonëse asnjëherë nuk kam qenë i bindur se duhet paguar. Në këto mendime i them punonjëses se pakoja ka një muaj që është nisur, se prita dy orë tek posta qëndrore, se u sorollata t;ju gjeja juve, se pakoja nuk ka as listë dhe as fletë shoqëruese etj etj dhe kërkoni edhe tarife shërbimi ndonëse po ta shihni për këtë pako është paguar shuma prej 60 dollarëshe që presupozon jo vetëm të vinte shpejt… por edhe në shtëpi…
Por kujt i flisja…

Leave a Reply