Dështimi i rradhës i Bankës së Shqipërisë
Dështimi i rradhës i Bankës së Shqipërisë
Elona SHAHINI(SHEHU)
Pedagoge UMSH
Guvernatori i Bankës Qëndrore në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mbikqyrjes pas analizës që bëri theksoi se norma bazë e interest (REPO) u la 2.75%. Logjika e analizës konsistonte në problemet që tashmë për shqiptarët janë të njohura, rritja e kërkesës së huaj, inflacioni importuar, deficiti, borxhi publik, etj. Theksoi se sistemi financiar është stabël, nuk ka probleme, ekonomia ka tendenca makro prudenciale rritëse etj, etj. Nuk dua ti futem analizës së ekspozesë së Guvernatorit sepse është si kodra mbas bregut por dua të përqëndrohem te problemet që ka shtruar FMN dhe BB në analizën e fundit të tyre.
Përfaqësues të FMN dhe të BB dhanë konkluzionet e tyre mbi gjëndjen e ekonomisë shqiptare. Për mendimin tim është hera e parë që këto institucione prestigjoze ndërkombëtare kanë thënë të vërtetën mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, hera e parë që kanë vendosur pikat mbi i. Hera e parë që është goditur në themel modeli ekonomiko- financiar i aplikuar pas vitit 1990 në Shqipëri. Pse e them këtë? E them sepse prej tyre në mënyrë të vazhdueshme kemi dëgjuar vetëm lëvdata për ecurinë e kësaj ekonomie dhe përballimin me sukses të recesionit global. Kemi dëgjuar kritika të zakonëshme të tipit: “shkurtoni shpenzimet qeveriate”, “ulni deficitin dhe borxhin publik”, “risni nivelin e taksave”, luftoni korupsionin”, “stimuloni ekonominë” etj, etj. Ky qëndrim i FMN dhe BB ishte i pritshëm nëse do të analizonim me kujdes të gjitha pyetjet e lëna për përgjigje prej qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë në muajin qershor-korrik të vitit 2013. Nga 192 pyetje të shtruara vetëm 18 prej tyre ishin pyetje që duhej tu përgjigjej qeveria dhe për 174 të tjera duhej të jepte përgjigje Banka e Shqipërisë. Kështu në objektiv të kësaj analize më së shumti ishte Banka Qëndrore me aktivitetin e saj të politikave monetare dhe të gjendjes së sistemit financiar shqiptar. Theksojme Banka e Shtetit Shqiptar e cila ka mbetur si gjithnje e pa prekur nga kritikat e analisteve të fushës së ekonomisë. Me së shumti është goditur Qeveria ndërsa BSH ka qenë gjithnjë e pa prekur, thuajse ky institucion kryesor nuk ka asnjë përgjegjësi për ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë publikuar dje raportin e sistemit financiar për vendin tonë. Sipas këtij raporti të realizuar nga ekspertët e dy institucioneve ndërkombëtare theksohet se “edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, çekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe”.
Në raport vërehet se “politikat zbutëse kanë shterruar, ndërkohë që një pjesë e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën EURO, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme”. Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve. “Bankat zotërojnë sasi të mëdha të bondeve të emetuara nga qeveria gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të çmimit të borxhit. Bilancet sipas raportit janë përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqia dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për t’u përballur me goditjet.
Më tej, sipas FMN dhe BB, po japim faktorët e rezikut dhe masat që duhen marrë për të dalë nga situata.
Faktorë reziku për sistemin financiar shqiptar sipas FMN dhe BB janë
= Shkalla e lartë e kredive me probleme. Kreditë e këqija mbeten problem për bankat. Testet e ndjeshmërisë gjithashtu tregojnë se një zhvlerësim i lekut do të përkeqësonte cilësinë e portofolit të huave dhe se rreziku do të rritej.
= Ekspozimi i madh i sistemit bankar ndaj borxhit publik
= Euroizimi i lartë i ekonomisë. Dominimi i kredisë në valutë të huaj krijon një ekspozim të konsiderueshëm të bankave ndaj rrezikut të zhvlerësimit të monedhës vendase,
= Përqendrimi i lartë i portofoleve të kredisë bankare te një grup relativisht i vogël kredimarrësish të mëdhenj.
= Një rrezik shtesë për sistemin financiar, vjen nga fondet e sapokrijuara të investimit, që sipas raportit të vlerësimit, nuk janë të rregulluara dhe të mbikëqyrura siç duhet. Këto fonde, që angazhohen kryesisht në blerjen e obligacioneve të qeverisë shqiptare, janë të ekspozuara ndaj një rreziku të lartë të likuiditetit, për shkak të mosfunksionimit të tregut sekondar të titujve të borxhit publik.
= Borxhi publik afat-shkurtër i qeverisë paraqet gjithashtu një risk për financat në vend.
= Me një tregti të ndikuar nga euro, ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj rreziqeve të jashtme.
= Sektori bankar sot është më i ndjeshëm nga goditjet për shkak se bankat po mbajnë sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare që mund të shkaktojë humbje të ndjeshme për to në rast se zhvlerësohet borxhi publik. Bilancet e bankave janë përkeqësuar , si rezultat i një rritje të shpejtë të kredive me probleme. Lidhja e fortë e institucioneve financiar me borxhin e qeverisë duket se paraqet sfida të reja për këtë sistem
= Cënueshmëria e sistemit financiar ndaj rreziqeve është në rritje. Kjo konfirmohet edhe nga stress-testet, sipas të cilave në rast të një skenari ekonomik të përkeqësuar, të paktën gjashtë banka nga 16 gjithsej do të pësonin nënkapitalizim ose rënie të mjaftueshmërisë së kapitalit poshtë kufirit rregullator prej 12%. Këto banka zotërojnë gjithsej 21% të gjithë aseteve të sistemit bankar. Rënia e ndjeshme e fitimeve ju lë bankave pak hapësira për të përballuar goditje të mëtejshme, pa vuajtur rënie të kapitalizimit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore rekomandojnë ndërhyrje më energjike për të ulur shkallën e kredive me probleme në sistemin bankar.
Paketa e masave duhet të përfshijë:
– qartësimin e trajtimit fiskal të kredive të fshira,
– nxjerrjen e direktivave që do t’ju lehtësonin bankave shitjen e kredive të këqija,
– përmirësimin e praktikave të raportimit financiar
– një zgjerim të përkufizimeve rregullatore për ato që duhet të konsiderohen palë të përfshira në transaksionet bankare.
– hartimin e rregulloreve urgjente për të përcaktuar kërkesa kapitalizimi dhe likuiditeti ndaj fondeve të investimit.
– nxitjen e zhvillimit të tregut sekondar të titujve, ndërsa në tërësi,
– një reformë të thellë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të mundësuar një mbikëqyrje më të sigurt të institucioneve financiare jo banka.
– uljen prej qeverisë të nivelit të kredive të këqija në sistem,
– paksimin e reziqeve nga investime në letrat me vlerë,
– qeveria të ulë ekspozimin e ekonomisë ndaj euros dhe të përmirësojë mbikqyrjen e insitutcioneve financiare jo- banka.
Me gjihtë këto probleme që ngre FMN dhe Banka Botërore a mund të rrijë e qetë Banka e Shqipërisë dhe të rivlersojë situatën të qëndrueshme dhe të mos bëjë asnjë veprim mbi normën bazë të interest? Por edhe nëse bën cili do të jetë efekti i tyre në ekonominë reale? Për gjykimin tim nuk do të ketë asnjë efekt. Arsyeja pse, është fare e qartë, sepse në Shqipëri nuk është vetëm leku monedhë zyrtare por janë edhe euro dhe dollari pavarësisht se nuk janë të deklaruara. Janë këto dhe të tjerë faktorë që përcaktojnë lëvizshmërinë e tregut monetar i cili deri tani nuk ka pasë asnjë ndikim pozitiv në rritjen e ekonomisë shqiptare.