PERVERS NARCIZIST
PERVERS NARCIZIST: 10 shenja që duhet t’ju alarmojnë
Flitet vazhdimisht për këtë kategori njerëzish, gjithnjë e më tepër dhe është më mirë kështu.
Megjithatë, shpesh tentohet të përshkruajnë si pervers narcizist patronin në punë, mikun që sillet pak si trian në dialog, babain autoritar. Atëhere, më poshtë po rendisim dhjetë pika për të identifikuar një manipulator të vërtetë pa u gabuar.
- Përversi narcizist është një mashrues i pa-parë. Ai di se si t’ju joshë, di t’ju tregojë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë doni të dëgjoni. Në një marrëdhënie dashurie, ai është njeriu ideal, princi simpatik që kujdeset dhe ju plotëson çdo dëshirë… derisa maska i bie dhe ai shfaqet mjaft i urryer.
- Fytyra e dyfishtë
Perversi narcizist zgjedh një objektiv, ai e josh një femër dhe pastaj e bën jetën e saj ferr. Por, nga jashtë, asgjë nuk duket sepse, ai mbetet i adhurueshëm me të tjerët. Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë dëshminë e viktimës, e cila shpesh konsiderohet si e çmendur, depresive ose madje paranojake. - Përdorimi i dhunës
Është pjesë e teknikave të frikësimit e të poshtërimit të perversit narcizist kundrejt viktimës së tij. Kritikat janë të përhershme në publik (gjithmonë me finesë) ose privatisht. Nga dhuna verbale në dhunë të përhershme psikologjike, manipuluesi nganjëherë e thyen pengesën e dhunës fizike kur ai mendon se viktima e tij është gati të shpërthejë të vërtetën. - Izolon dhe ndan për të mbretëruar më mirë
Për të qenë plotësisht i sigurt se viktima ka nevojë për atë vazhdimisht, perversi narcizist, gradualisht i pret një nga një të gjitha lidhjet që bashkojnë viktimën me të afërmit e saj. Nganjëherë familja e viktimës kthehet shpesh kundër saj. Izolimi është total. - Tërheqje e madhe për parà
Perversët narcizistë, shpesh, konsiderohen si maniakët e parave. Kjo, me të drejtë, sepse përtej posedimit dhe poshtërimit të viktimës, ai kryesisht paguan me të ardhurat e viktimës së tij, në mënyrë që t’a kontrollojë atë më tepër. - Kujdes nga fazat e “muajit të mjaltit”
Ky është termi që përdoret për të treguar se perversi narcizist e vesh rregullisht maskën e tij joshëse për t’a bërë viktimën të bjerë në rrjetat e tij. Jo, ai nuk ndryshon. Jo, ai nuk kërkon realisht falje. Ai ka ende një mjet manipulimi për të përfituar diçka ose për të vënë në gjumë mosbesimin e viktimës. - Perversi narcizist është i zhveshur nga ndjeshmëria
Tipari i karakterit ose më saktë perversioni i personalitetit të tij është tipik. Ai nuk ndjen as të ngohtë e as të ftohtë kur sheh viktimën e tij të vuajë e të shkatërrohet sepse ai nuk e do atë. Përkundrazi, ai madje përjeton një kënaqësi të caktuar kur e sheh në vështirësi të skajshme. - Gënjeshtra në jetën e përditshme
Është patologjike në perversat narcizistë. Ata shtiren vazhdimisht për të treguar, për të qenë të kënaqur, të admiruar e të dashur nga mjedisi rrotull tyre. Sepse është pikërisht kjo që ata dëshirojnë para aë gjithash. Madje i atribuojnë vetes cilësitë dhe sukseset e viktimës së tyre, pasi etja për tu bërë të njohur është e madhe. - Devijimet seksualë
Këta shtojnë një hije të re në tryezën e këtyre tipave. Në çift, perversi ka kërkesa seksuale gjithnjë e më të ekzagjeruara (ndonjëherë të dhunshme) dhe shpesh zgjedh sadomazokizmin. Meqenëse ai ka përjetuar shpesh të qenit i ri dhe duke qenë se i mungon ndjeshmëria, ai është në gjendje të ketë marrëdhënie inçesti me fëmijët e tij ose marrdhënie pedofilie me fëmijë të tjerë. - Inteligjent, ai është shpesh paranojak
Dhe ai është i kujdesshëm ndaj viktimës së tij. Kështu, nëse ajo dëshiron t’ia mbathë, atij do i duhet shumë larg-pamësi e fshehtësi dhe të mos i besojë askujt që dëshiron t’a ndihmojë, sepse perversi narcistik, pa dyshim, do të kishte veçuar “spiunë” nga shokët dhe nga mjedisi ku jeton. Dhe do të jetë i gatshëm për të bërë diçka për t’a dënuar atë për këtë largim …
Nga Maylis Guillier
Përktheu Ferdin Liçaj
28 shkurt 2017