Bota

Papa, 77 vjetori i lindjes

Papa në 77- vjetorin e lindjes

VATIKAN – Katër njerëz të pastrehë , një prej tyre sëbashku me qenin e tij, iu bashkuan Papa Francis për të festuar ditëlindjen e tij të 77- të të martën në Vatikan .

Ata jetojnë në rrugë në periferi të Romës, jo shumën larg mureve të Selisë së Shenjtë dhe u ftuan nga zyrtari i Vatikanit për të marrë pjesë në meshën e mëngjesit në të cilën Francis festoi ditëlindjen në hotelin ku ai jetonnë Vatikan. Gjatë kësaj ceremonie në një nga predikimet e tij Papa u shpreh: ” Ta lëmë Zotin të shkruajë historinë tonë “.
Pas Meshës , të gjithë hëngrën mëngjes me Francis në dhomën e ngrënies të hotelit .
Më vonë ai do të takohet me një delegacion të ekipit të tij të preferuar të futbollit argjentinas. Delegacioni kryesohet nga San Lorenzo , i cili do t’i jap Papës një kopje të trofeut të tyre të kampionatit .Delegacioni fluturoi nga Argjentina të hënën natën në një avion privat për të arritur në Romë të martën .Ekipi mund të paraqitet për te Françesku para ose pas audiencës publike të mërkurën në Vatikan , edhe pse zyrtarët e Vatikanit nuk përjashtoi mundësinë e një takimi diku në ditëlindjen e Papës .

Leave a Reply