Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela
Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela
Fatos Sela u nda nga jeta të mërkurën pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.Ai ishte aktor dhe regjisor që kishte lindur më 1948 në Tiranë.
Ka interpretuar në shumë vepra të njohura të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore.Kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku u diplomua si aktor. Karrierën e nisi si regjisor në RTV Shqiptar (1972-1975). Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma në Paris”, “Zoti godet me putër”, “Kush e vrau Kastinën”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur” etj.
Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Ndër interpetimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.
Veprimtaria a tij artistike është vlerësuar me diploma dhe çmime Republike. Mban titullin Artist i Merituar.