AktualitetBotaShendeti

Ciklodekstrina, një mundësi më shumë për sëmundjet e zëmrës

ciklodekstrina
                              ciklodekstrina

Ciklodekstrina, një mundësi më shumë për sëmundjet e zëmrës

Një çift i quajtur Chris dhe Hugh Hempel në Reno, Nevada në vitin 2007 konstatuan se vajzat e tyre binjake, Addi dhe Cassi, në moshën tre vjeç u diagnostikuan me bllokim të arterieve. Mjekët në mënyrë të përsëritur thanë se nuk kishte asgjë për të bërë në këtë rast. Por prindëit nuk u dorëzuan. Ata studionin e kërkonin një rrugë të mundshme për kurimin e vajzave të tyre. Si rezultat i këtyre kërkimeve ata gjetën se ciklodekstrina mund të ndihmonte dhe u përpoqën fillimisht duke e përdorur atë në doza orale,mënyrë kjo që është e sigurtë.Megjithatë, kimikati nuk mund të arrijë në mënyrë efektive të ketë influencë në tru vetëm me përdorimin nga goja. Çifti bëri bujë me përpjekjet e tyre të palodhshme dhe në bisedime me kompanitë farmaceutike, institucionet federale të ushqimit dhe mjekëve, u vendos që ta provonin këtë trajtim në mënyrë intravenoze. Rezultati ishte i kënaqshëm. Që prej asaj kohe Ciklodekstrina është në provat klinike për të trajtuar fëmijët e tjerë me të njëjtat simptoma.

Nisur nga sa më lart, Hulumtuesit, Eicke LATZ në Universitetin e Bonit dhe kolegët, duke u mbështetur nga hipoteza e prindërve gjetën se në minj, ciklodekstrina vërtetë bllokoi formimin pllakave kolestoride, shkriu pllakat që ishin formuar në arteriet, reduktuan aterosklerozën shoqëruar me inflamacion, dhe rregulloi metabolizmin e kolesterolit. Ky eksperiment u krye në minj me dietë të pasur kolesteroli.

Në provat e mëpasme tek njerëzit, po ashtu u pa se ky kimikat duket se ka të njëjtat efekte mbi qelizat e njeriut dhe pllakat e kolesterolit.

Gjetjet, botuar ne Science Translational Medicine, sugjerojnë se ciklodekstrin-a tashmë është një drogë e miratuar për përdorim tek njerëzit nga institucionet përkatëse dhe shpresohet se mund të jetë shumë efektive në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Pergatiti, Dhori Thanasi

Leave a Reply