Aktori më i vjetër në botë
Aktori më i vjetër në botë.
Aktori rumun Radu Beligan është shpallur aktori më i vjetër aktiv në botë në moshën 95-vjeçare .
Ai u paraqit të dielën para spektaorëve të tij me një certifikatë që konfirmoi hyrjen e tij në Guinness, librin e Rekordeve Botërore. Përballë të pranishmëv, Radu Beligan u emocionua dhe u bëri shenjë të ndalnin duartrokitjet, :” Unë nuk kam asnjë meritë, unë jamrezultat i dashurisë që ju keni treguar për mua për kaq shumë e shumë vite , ” tha ai .
Aktori Ion Caramitru , drejtor i Teatrit Kombëtar të Rumanisë, e quajti atë ” më i madhi aktor i shkollës së teatrit rumun”. E diela ishte një ditë tjetër në punë për Beligan duke bërë paraqitjen e tij të 330 në ” Number One ” të dramaturgut francez Jean Anouilh , duke luajtur plakun dramaturg Leon Saint -pe .
Beligan , karriera e të cilit shtrihet në 76 vjet , ka debutuar në një version te ” Krimi dhe Dënimi ” në vitin 1937 . I dashur nga rumunët për zërin e tij melodioz dhe shikimin si të shqiponjës, ai ka lënë gjurmë në 80 role, ka luajtur në 30 filma dhe shfaqje të shumta televizive dhe radio .
Ai u lind në vitin 1918 në një fshat në Rumaninë lindore nga një baba aktor dhe një nënë greke, të cilët i mësuan frëngjisht dhe e inkurajuan atë për të lexuar . Për të festuar ditëlindjen e tij të 95- të shtunën , ai luajti në premierën ” The Cello Lesson,” dramë rumune, në Teatrin Metropolitan.