Shashka e Guvernatorit Fullani

Shashka e Guvernatorit Fullani

Prof.In. Alqi NAQELLARI

Universiteti “MESDHETAR”

 

Guvernatori deklaroi dije se Këshilli Mbikqyrjes i BSH vendosi të uli normën bazë të interesit nga 3.75% në 3.5%. Me këtë vendim theksoi se do ndikojë në nxitjen e rritjes së kërkesës agregate e për pasojë në stimulimin e rritjes ekonomike.  Kjo sepse norma bazë e interesit do ndikojë në uljen e normës së kredive dhe për pasojë subjektet ekonomike do ti drejtohen marrjes së kredive në lekë. Në këtë mënyrë leku do shkojë te biznesi për zhvillimin e ekonomisë dhe jo te shteti për mbulimin e deficitit buxhetor.

Ata që nuk e njohin mirë ekonominë do thonë:”Bravo Banka e Shqipërisë, po ndikon në rritjen ekonomike”. Në fakt nuk është kështu, këto janë veprime të dështuara të saj, veprime vetëm për të treguar se do ti përshtaten politikave të qeverisë së re dhe do qëndrojnë në krahun e saj, në sensin pozitiv.

Një veprim i tillë do ishte efektiv nëse në Shqipëri do qarkullonte vetëm leku shqiptar. Momentalisht në ekonominë tonë qarkullojnë euro dhe dollari njësoj si monedha  kombëtare.  Norma bazë e interesit të euros është 0.5% dhe varet nga Banka Qëndrore Europiane. Po kaq është edhe norma bazë e interesit të dollarit dhe që varet nga FED(Banka Qëndrore e Amerikës). Banka e Shqipërisë e çoi normën bazë të lekut 3.5%. Kështu norma e kredisë në euro është shumë më e ulët sesa norma e kredisë në lekë. Në këtë mënyrë subjektet ekonomike marrin kredi në euro dhe jo në lekë. Leku është në kushte konkurence jo të njëjta si me euron ashtu edhe me dollarin pikërisht për llogari të kësaj norme. Subjektet ekonomike janë të interesuara të çojnë si depozita lekun por jo të marrin kredi në lekë. Kjo sepse depozitat në lekë kanë norma interesi më të larta se euro dhe dollari. Ky veprim krijon një kontradit midis depozitave dhe kredive në lekë, ku depozitat rriten ndërsa kreditë mbeten në vend pasi njerzit i drejtohen euros.

Po ku shkojnë lekët që nuk i tërheq biznesi në formën e kredive? Zgjidhja është fare e thjeshtë, Bankat Tregtare blejnë me lekë Bonot e Thesarit të Qeverisë. Pra, leku shqiptar nuk shkon në formën e kredive për zhvillimin e biznesit, për pasojë të ekonomisë por shkon për mbulimin e deficitit buxhetor.  Për zhvillimin e ekonomisë shkon euroja dhe dollari, ndërsa lekun tone, me organizimin e sotëm të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë e ka nxjerrë në pension. Qarkullimi i tij është i kufizuar përgjithësisht në blerjen e mallrave të konsumit të gjerë sepse sa i përket faktorëve ekonomikë përdoret valuta.

Konkluzioni është i thjeshtë, Banka e Shqipërisë nuk ka ndonjë ndikim mbi kërkesën agregate përsa i përket zbatimit të politikave të saj monetare. Përsa i përket normës së inflacionit, që Banka pretendon se e kontrollon, e kemi thënë që nuk e kontrollon dot sepse inflacioni në Shqipëri nuk është inflacion monetar por thjesht i varur nga jashtë, pra është inflacion që provokohet nga oferta, përgjithësisht i importuar.

Që Banka e Shqipërisë të ketë ndikim duhet përmbysur sistemi. (Kam shkruar 4 artikuj të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë problem). Si duhet përmbysur sistemi? Pa u bezdisur shkurt duhet që:

  1. Të ndryshojë objektivi i Bankës së Shqipërisë. Nga “arritja dhe ruajtja e nivelit të çmimeve” pa kurfarë objektivash  të lidhura me rritjen ekonomike dhe normën e papunësisë siç i ka BQE-ja në “Rruajtja e kursit të këmbimit dhe fuqisë blerëse të lekut me synim rritjen ekonomike dhe rënjen e papunësisë”.
  2. Të ndërpriten depozitat dhe kreditë në valute prej Bankave Tregtare. Subjektet të kenë vetëm llogari transaksionesh.
  3. Valuta të konsiderohet njësoj si ari dhe të jetë monopol i bankës së Shqipërisë.
  4. Çdo veprim që kryhet brenda teritorit të Republikës së Shqipërisë të kryhet vetëm në lek. Kjo e vlefëshme për të gjitha llojet e mallrave dhe të shërbimeve, përfundimtare ose jo përfundimtare, pavarësisht nga shitësit dhe blerësit. Transaksionet në valutë të kryhen vetëm me subjektet jashtë Shqipërisë.
  5. Të krijohet Bankë Tregtare me kapital tërësisht shtetëror, bankë e cila do jetë bazë e BSH për zbatimin e politikave monetare. Do jetë bazë edhe për mbështetjen jo vetëm të BSH por edhe të politikave fiskale. Mendoni për një çast sikur banka Raifajzeni të ishte me kapital shtetëror, të gjitha borxhet që qeveria ja ka asaj për letrat me vlerë do tja kishte vetes së vet. Është më normale që qeveria ti ketë borxh qeverisë sesa tju ketë borxh të tretëve. Më tej kjo bankë do stimulojë sektorët strategjikë shqiptar të cilat nuk janë vlerësuar thuajse fare prej bankave të huaja që operojnë sot në Shqipëri.
  6. Banka Qëndrore të aplikojë kursin fiks të këmbimit. Duke bërë këtë do ti japi hapsirë (Qeverisë) politikave fiskale të jenë efektive. Momentalisht me kurse fikse dhe me kushtet aktuale politikat fiskale e kanë pasur efektivitetin zero. Edhe Qeveria e Edi Ramës nëse nuk bën këto që unë shkruaj do jetë me efektivitet zero . Në këto kushte efektive janë vetëm politikat monetare që për shkaqet e mësipërme edhe ato nuk kanë të tilla. Përfundimisht, teorikisht, në gjithë këto vite nuk ka pasë asnjë motiv për rritje ekonomike. Në Shqipëri prej vitit 2009 dhe deri sot nuk kemi pasur rritje ekonmike. Ekonomia shqiptare ka qënë në stanjacion me tendenca të  dukëshme rënëse. Për këtë ju rekomandoj të shikoni sasinë e parave jashtë banke. Ky tregues ka ardhur në rënje. Si mund të pretendohet që ka rritje ekonomike në një vend kur paratë në qarkullim janë ulur ????!!!!
  7. Të vendosen rregulla të repta ndaj nxjerrjes së valutës jashtë teritorit të Shqipërisë, të konsiderohet si ari, dhe të ketë të tilla rregulla për administrimin e saj. Valuta tu shitet vetëm nga Banka e Shqipërisë personave që dëshirojnë të bëjnë pushime jashtë Shqipërisë ose për arsye  të tjera jo ekonomike.
  8. Banka të ndikojë për stimulimin e bizneseve vendase në fitimin e tenderave në mënyrë që të pengohet dalja e valutës jashtë Shqipërisë.

Veç sa thashë më lartë mund të vendosen edhe një sërë rregullash të tjera. Si shembull duhet të meren Bankat Qëndrore të vendeve në zhvillim dhe jo Banka Qëndrore e Europës sepse ekonomia jonë nuk krahasohet me asnjë ekonomi europiano-perëndimore. Ne duam, nëse do marrim në konsideratë ritmet e rritjes reale, edhe nja 50 vjet të arijmë vend

Leave a Reply