Mbajtja në kontroll e hipertensionit

hipertension
hipertension

Mbajtja në kontroll e hipertensionit

Dieta

Ngrënie rregullisht e frutave të shumllojshme, perimeve dhe kufizimi i kripës, dhjamrave dhe yndyrave, kryesisht atyre me orgjinë shtazore. Përdorimi i kripës më pak se 2300 mg në ditë ul presioni i gjakut dhe ul mbipeshën. Kur blini ushqime të gatshme ji i sigurt të dish nivelin e kripës, ndryshe e quajtur sodium, dhe mos i përdor ato që kanë sasi të madhe të kripës.

Ushtrime

Para se të ushtrohesh është mirë të konsultohesh me doktorin tuaj të familjes ose kardiologun tuaj, gjithsesi, sipas studimeve të derisotme, mendohet se 30 minuta në ditë për 5 ditë në jave janë të dobishme për presionin e gjakut. Më e zakonshme në aktivitetin fizik, mbetet ecja. Duhet patur parasysh se në se dëshironi të shtoni një aktivitet të ri, atë duhet ta realizoni qetë, natyrshëm dhe pa sforco. Kur vuan nga presioni i lartë i gjakut, këshillohen veprime të thjeshta praktike si p.sh., në se ke për tu ngjitur në katet e sipërme, përzgjidh të ecësh shkallëve dhe jo me ngjitës (ashensor).

Duhan alkol

Shmang pirjen e më shumë se dy gotave në ditë në se je mashkull dhe jo më shumë se një gotë në ditë kur je femër. Në se ju pini duhan, lëreni atë menjëherë.

Edukimi

Është shumë e rëndësishme të tregosh vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm në kontrollin e nivelit të presionit të gjakut. Kur ju e dini nivelin e hipertensionit ju jeni në gjendje të vlerësoni se si funksionojnë ilaçet që ju kanë dhënë për këtë qëllim dhe të bisedoni me doktorin tuaj për çdo ndryshim që vini re. Kjo do të ndihmojë doktorin dhe ju që në se duhet të nderoni dozën ose llojin e ilaçit derei sa të gjeni se cili prej ilaçeve është më i miri për ju. Matja e presonit të gjakut është mirë të bëhet çdo ditë në të njëjtën orë dhe para matjes duhet të uleni e të qetësoheni për disa minuta.

Nivelet e rekomandueshme

Për personat që nuk vuajnë nga diabeti dhe veshkat, niveli i presionit të gjakut duhet të jetë më i ulët se 140/90. Ndërsa për ata që vuajnë nga diabeti dhe veshkat ky nivel duhet të jetë më i ulët se 130/80.

Përgatiti Dhori Thanasi

Leave a Reply