Kryeministri Italian: Shqipëria në BE

Kryeministri Italian: Shqipëria në BE

Në një intervistë gjatë emisionit “Porta a Porta” , kryeministri italian Matteo Renzi u ndal edhe tek zgjerimi i BE.

Ai u shpreh se do i pëlqente që Shqipëria të ishte pjesë anëtare e saj (Europës)

“Zgjerimi ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im , Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Europës”, ka thënë Renzi.

Sipas Renzit, Europa për momentin po kalon një krizë identiteti çka për të cilën të gjitha vendet anëtare duhet të kontribuojnë për të kundërtën. Duhet ta ndihmojmë Europën të bëjë realitet ëndrrën e saj të madhe Europiane, u shpreh ai.
“Unë dua të ketë më shumë Europë. Kërkoj një shërbim civil europian. Nuk jam nga ata që për fëmijët e mi të kërkoj më tepër liri lëvizje nëpër botë që siguron marrëveshja Shengen, por edhe për vullnetin e fortë për të besuar në vlerat e përbashkëta. Ndaj, kur ndodhen ngjarjet e Parisit u tha :Shikoni, ne nuk po ju japim fonde vetëm për policinë, shpërblime për forcat e sigurisë, për investime në periferi, por do ju japim ndihma edhe për shkollimin, për muzetë, për kulturën. Sepse kjo është Europa”, u shpreh Renzi.

Leave a Reply